Bota

Fushat në Lipjan/ Hoti iu bënë thirrje qytetarëve: Mos iu besoni atyre që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë

8 Shkurt 2021, 19:32 Nga DOSJA
Fushat në Lipjan/ Hoti iu bënë thirrje qytetarëve: Mos iu

KOSOVË-Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, ka zhvilluar ditën e sotme një tubim në Lipjan. Sipas Gazetës Express, gjatë tubimit ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Lipjanit dhe të gjithë Kosovës, që të mos t’i votojnë ata që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë.

“Ju jeni dëshmitarë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për pushtet. Dogjën Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë, ndërsa e përgjakën policinë e Kosovës, burrat dhe gratë e këtij vendi që shërbejnë me nderë,”-ka thënë Hoti.

Po ashtu, Hoti ka thënë se ata që po vendosin sot shirita të kuq si në kohën e komunizmit, më parë  i kanë dëmtuar rëndë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

“U dashtë qeveria jonë t’i rikuperoj këto marrëdhënie. Kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte ikjen nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar. Për shtate muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë.  Ata gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë së shtetit dhe demokracisë së Kosovës. Ne krenohemi me historinë tonë politike. Krenohemi me Presidentin Rugova dhe rrugëtimin e tij që po e ndjekim edhe sot, ndërsa oponentët tanë kanë qenë në anën e kundërt të Rugovës dhe të shtetit të Kosovës. Sot ata kanë angazhuar me dhjetëra IT për t’i fshehur nga publiku deklaratat e tyre kundër demokracisë dhe kundër procese që sollën formimin e shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 17:50

VOA: E ardhmja e raporteve BE-Rusi në pikëpyetje

BRUKSEL- Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të lartë evropian në Rusi, që përkoi me njoftimin nga Moska të dëbimit të tre diplomatëve evrop...