Sport

Ernest Muçi, “xhevahiri” i Tiranës që po e kërkojnë të gjithë, ja oferta e fundit për sulmuesin

8 Shkurt 2021, 13:03 Nga DOSJA
Ernest Muçi, “xhevahiri” i Tiranës që po e

TIRANË-Ernest Muçi, sulmuesi 19 vjecar, 20 në mars, është prej kohësh në vëmendjen e të gjithëve, për shkak të potencialit të shprehur në fundin e sezonit të kaluar, por edhe këtë aktual, që e ka bërë të jetë lojtari më i kërkuar në merkato. Klubi ka nevojë për likuiditet, pas disa investimeve të bëra,sidomos në majën e sulmit me afrimet e Seferit e Tim Väyrynen.

Presidenti Refik Halili është i dyzuar, nëse do ta shesë lojtarin tani apo do ta mbajë deri në fund të sezonit për të kërkuar një shifër akoma më të madhe. Në tavolinë janë 600 mijë euro. Skuadrat që kërkojnë futbollistin janë disa, duke filluar nga ato gjermane si Schalke 04, Young-Boys, Zurich, Rapid, por edhe shumë të tjera.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se shanset që ai të largohet janë të mëdha dhe me shumë mundësi Halili do të marrë një vendim përfundimtar gjatë kësaj të hëne, për të mos thënë që tashmë e ka marrë një të tillë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ernest muçi tirana ernest muçi tirana

Sondazh

Poll