Sport

Klubi spanjoll ka frikë nga koronavirusi, trajneri pezullon stërvitjen dhe pret rezultatet e testeve

8 Shkurt 2021, 13:35 Nga DOSJA
Klubi spanjoll ka frikë nga koronavirusi, trajneri pezullon stërvitjen

SPANJË-Koronavirusi frikëson Atletico Madrid: pas pozitivitetit të Dembélé dhe Joao Félix disa ditë më parë, një tjetër futbollist  rrezikon të humbasë ndeshjen kundër Celta Vigos. Los Colchoneros kanë pezulluar stërvitjen në fillim të javës dhe gjithashtu seancën taktike të planifikuar për sot sepse ata janë duke pritur për rezultatet e testeve.

Simeone është duke pritur konfirmimin e dy pozitiveve të reja të mundshme në skuadër dhe kjo është arsyeja pse lojtarët dhe stafi do të lëvizin individualisht në stadiumin Ëanda Metropolitano për të luajtur ndeshjen.

Lista e lojtarëve që janë prekur nga koronavirusi  është e gjatë: Dembélé, Joao, Carrasco, Hermoso, Correa, Vrsaljko, Costa, Giménez, Suárez, Lodi, Torreira dhe gjithashtu trajneri Cholo Simeone. Tekniku argjentinas ka frikë se lista mund të rritet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid simeone atletico madrid simeone

Sondazh

Poll