Sport

Defensa y Justicia, Krespo i thotë lamtumirë, pasi fitoi Kupën e Amerikës së Jugut

8 Shkurt 2021, 14:51 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Hernan Krespo largohet nga pankina e Defensa y Justicia, duke i dhënë fund përvojës së tij, pasi i dha ekipit trofeun e tyre të parë ndërkombëtar, duke fituar Kupën e Amerikës së Jugut, pasi mposhti 3-0 skuadrën argjentinase Lanus.

Ka qenë vetë Krespo që njofton lamtumirën, përmes një postimi në Instagram: “Me këto fjalë dhe përmes këtij mediumi, dua të komunikoj se stafi im teknik dhe unë po largohemi nga Defensa y Justicia, mirënjohës që u pritëm me respekt, dashuri dhe besimi në punën tonë.

Ka qenë një vit i përkushtimit dhe pasionit të madh për të provuar dhe vazhduar idenë tonë të lojës,”– ka shkruar ish-sulmuesi e njohur edhe në Seria A. Sipas mediave argjentinase, Krespo është një hap larg stolit të skuadrës së Sao Paulo në Brazil.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hernan krespo ish-sulmuesi argjentinas hernan krespo ish-sulmuesi argjentinas

Sondazh

Poll