Sport

Koulibaly me COVID-19 e Manolas dëmton ligamentin, mbrojtja e Napolit në emergjencë

8 Shkurt 2021, 13:12 Nga DOSJA
Koulibaly me COVID-19 e Manolas dëmton ligamentin, mbrojtja e Napolit

NAPOLI-Një tjetër lajm i keq për Napolin dhe Gattuson në javën e ndeshjeve më të rëndësishme sië është Kupa e Italisë kundër Atalanta dhe në kampionat kundër Juventus. Të paktën tre javë pushim për mbrojtësin Kostas Manolas, i detyruar të dilte në ndeshjen kundër Genoa-s.

Mbrojtësi grek iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale këtë mëngjes në klinikën Pineta Grande, “e cila zbuloi se lojtari ka përdredhje të shkallës së dytë të kyçit të këmbës së tij të djathtë, duke dëmtuar ligamentin. Mungesa e Manolas vjen në një moment kur Gattuso ka humbur edhe Kalidou Koulibaly, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus disa ditë më parë. Ai mund të qëndrojë jashtë ndoshta edhe për dy javë të tjera.

Prandaj, Manolas nuk do të kthehet në fushë para mesit të marsit dhe, përveç ndeshjes së kupës së Italisë kundër Atalantës, do të humbasë edhe përballjen e madhe kundër Juventusit dhe sfidën e dyfishtë me Granadan në Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manolas napoli manolas napoli

Sondazh

Poll