Sport

Ibrahimovic merret në pyetje nga Prokurori Federal,suedezi ka shpjeguar frazat që përdori ndaj Lukakut

6 Shkurt 2021, 11:48 Nga DOSJA
Ibrahimovic merret në pyetje nga Prokurori Federal,suedezi ka shpjeguar

MILANO-Sherri Ibrahimovic-Lukaku në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë mes Milanit e Interit, bëri bujë të madhe dhe tashmë prokuroria Federale ka hapur një hetim për rastin. Si pjesë e hetimeve nga Prokuroria e FIGC, Zlatan Ibrahimovic është dëgjuar, por ende Romelu Lukaku, i angazhuar në ndeshjen në kampionat ndaj Fiorentina-s.

Sulmuesi i Milanit, i shoqëruar nga avokati i tij dhe nga ai i klubit, u dëgjua nga prokurori Giuseppe Chiné, i lidhur me video konferencë, dhe konfirmoi se nuk kishte asnjë element racist në shkëmbimin e tij verbal me Lukaku. Ibra ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë aspak për sjellje raciste dhe se vënia në dukje e riteve “voodoo” nuk ishte një ofendim, pasi vetë sulmuesi kishte folur për diçka të tillë në 2017-ën, kur ishte pjesë e Evertonit.

Gjithsesi mediat italiane konfirmojnë se pikërisht Ibra është ai që rrezikon më shumë për rastin në fjalë, pasi nëse konfirmohet se bëhet fjalë për ofendime me bazë racore, mund të përballet me një denim të ashpër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic lukaku ibrahimovic lukaku

Sondazh

Poll