Sport

VIDEO/ Nuk fitonte që nga viti 2014, Inter “thyen” mallkimin Firence dhe ngjitet përkohësisht në vendin e parë

5 Shkurt 2021, 22:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk fitonte që nga viti 2014, Inter “thyen” mallkimin

ITALI– Inter nuk fitonte që viti 2014-të në transfertën e Firences,por këtë herë ndeshja foli për skuadrën e Antonio Contes që fitoi me shifrat 2-0. Zikaltërit gjetën avantazhin në minutën e 31-të me Nicolo Barella, goditja nga distanca ishte e fortë aq sa Dragoëski nuk kishte mundësi të bënte diçka.

Në pjesën e dytë dominimi i Interit u shtua me skuadrën e Contes që edhe këtë sfidë e ndoqi nga tribuna pasi ishte i skualifikuar, iu afrua golit të dytë në disa raste deri sa e gjeti atë pas një shpërthimi të Hakimit në minutën e 52-të me marokenin që i serviri Perisic-it një gol të thjeshtë me portën e boshatisur. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për zikaltrit të cilët kanë rregulluar edhe mbrojtjen pasi për të 4-ën ndeshje radhazi në Serie A nuk pësuan gol.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina inter fiorentina inter

Sondazh

Poll