Sport

FOTO/ Djali i Maradonës në kërkim të drejtësisë, ja postimi i fundit për babain e tij

6 Shkurt 2021, 11:01 Nga DOSJA

ARGJENTINË– Nuk kanë fund polemikat mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Kur kanë kaluar thuajse dy muaj nga ndarja nga jeta e ish-legjendës argjentinase ende ka diskutime për mënyrën sesi Maradona vdiq.

Fëmijët e ish-legjendës kërkojnë drejtësi, ndërsa Diego Armando Maradona Jr në Instagramin e tij postoi  story me një foto të babait të tij.Dieguito i premton drejtësi babait të tij të ndjerë, i cili vdiq 25 nëntorin e kaluar, në dritën e ngjarjeve të fundit në Argjentinë që përfshinin mjekun personal të Pibe, Leopoldo Luque dhe psikologen Agustina Cosachov.” Do të kesh drejtësi, ta premtova!”. Këto janë fjalët e Diego Armando Maradona Jr ndaj babait të tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll