Sport

Shpërthen Zidane ndaj gazetarëve: “Ju flisni shumë, por nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni”

6 Shkurt 2021, 09:38 Nga DOSJA
Shpërthen Zidane ndaj gazetarëve: “Ju flisni shumë, por nuk

SPANJE – Nervat nuk i kanë mbajtur më trajnerit francez të “los blancos”. Zinedine Zidane ka shpërthyer ndaj gazetarëve gjatë konferencës së shtypit para transfertës së Hueskës. Mungesa e rezultateve të Realit ka bërë që në mjedisin madrilen dhe median spanjolle të dëgjohen zërat për largimin e mundshëm të trajnerit francez nga pankina. Madje kanë nisur edhe të lakohen emrat e mundshëm për ta zëvendësuar Zidanen.

“E ardhmja? Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ne e meritojmë ta përfundojmë sezonin me këtë skuadër. Ka shumë zëra për ndryshimin e trajnerit e kështu me radhë. Seriozisht po më kërkoni që unë të largohem? Ne fituam kampionatin vitin e kaluar. Tregoni pak më shumë respekt. Ju gazetarët flisni shumë, por nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni”,- është shprehur tekniku i madrilenëve.

“Nëse keni diçka ma thoni në fytyrë. Nuk e di, por unë jam një njeri me fat. Nëse njerëzit duan që unë të largohem, nuk do ta bëj diçka të tillë. Është e vërtetë që nuk po kalojmë momentin tonë më të mirë, por jemi të vendosur ta ndryshojmë situatën,”- ka deklaruar gjatë konferencës së shtypit Zinedin Zidane.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tekniku i madrileneve trajneri francez trajneri i real madridit zinedin zidan tekniku i madrileneve trajneri francez trajneri i real madridit zinedin zidan

Sondazh

Poll