Sport

Cristiano Ronaldo, ja rekordi negativ që kërkon të shmangë, sfida kundër Romës tepër e rëndësishme për portugezin

6 Shkurt 2021, 10:06 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo, ja rekordi negativ që kërkon të shmangë,

TORINO-Që nga vjeshta e vitit 2017, Cristiano Ronaldo nuk ka mbetur thatë për më shumë se tri ndeshje radhazi në kampionat. Midis tetorit dhe nëntorit, me fanellën e Real Madrid, portugezi nuk shënoi kundër Eibar, Girona, Las Palmas dhe Atletico Madrid. Që nga ai moment, agjërimi në La Liga dhe Serie A nuk ka zgjatur kurrë më shumë se tre ndeshje.

Në këtë kuptim, Paulo Fonseca dhe Roma kanë shumë për t’u shqetësuar, duke marrë parasysh se ndërkohë CR7 ka treguar tashmë në Kupën e Italisë se ka një dëshirë të çmendur të kthehet në rrugën e duhur. Me Juventusin kërkon të fitojë kampionatin, pa lënë rrugës Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa Super Kupa është tashmë në palmaresin e tij.

Në aspektin personal Ronaldo po shkon drejt rekordeve të pabesueshme: Ai mund të bëhet lojtari më i shpejtë për të shënuar 100 gola në historinë e Juves, 13 gola në 11 ndeshjet e ardhshme do të duheshin për të mposhtur Omar Sivori.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll