Bota

Vota e emigrantëve/ Përplasje në mbledhjen e KQZ-së mes VV dhe Dakës: Jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti

5 Shkurt 2021, 19:03 Nga DOSJA
Vota e emigrantëve/ Përplasje në mbledhjen e KQZ-së mes VV

KOSOVË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka pasur disa përplasje mes kryetarës së tij, Valdete Daka dhe anëtarit të VV Sami Kurteshit. Shkaku i debatit ka qenë për shkak të afatit të pranimit të votave nga emigrantët.

Kurteshi në fjalën e tij ka kërkuar që data e fundit e pranimit të votës nga ana e emigrantëve të jetë 13 shkurti.

“Po kërkoj që data 13 shkurt ora 19:00 të caktohet si momenti i fundit ku pranohet posta nga mërgata”, ka thënë Kurteshi

Ndërsa Daka e ka refuzuar këtë gjë duke thënë se sipas planit që kanë aprovuar data e fundit do të jetë në 12 shkurt.

“E kemi aprovuar një plan operacional, dhe si i tillë është paraparë që data e fundit kur mund të pranohen pakot nga mërgata janë 12 shkurti, 24 orë para zgjedhjeve. Kush mendon që ua kemi shkel të drejtën për të votuar mund të ankohen në PZAP”, ka thënë Daka.

Pas refuzimit të kërkesës së tij Kurteshi e ka quajtur Dakën si “ramje nën brezë”.

Por as Daka nuk ka qëndruar e heshtur, e cila ka thënë se që prej tre javësh ajo është bërë personaliteti më i urryer në Kosovë.

“Unë jam tu marr ramje nën brezë që tri javë. Që tri javë rresht jam emri jem nuk zbret nga faqet e mediave. Që tri javë jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti, duke ju falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, tha Daka.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kqz sami kurteshit valdete daka zgjedhjet ne kosove kqz sami kurteshit valdete daka zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll