Bota

Haradinaj: Axhenda e AAK-së është rritja dhe zhvillimi ekonomik

5 Shkurt 2021, 16:36 Nga DOSJA
Haradinaj: Axhenda e AAK-së është rritja dhe zhvillimi ekonomik

KOSOVË- Kandidati për president në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se axhenda kryesore e partisë së tij është zhvillimi ekonomik i Kosovës në fushatën elektorale që zhvilloi në Kamenicë. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me të si President i vendit, Kosova do të rritet ekonomikisht dhe si dinjiteti i saj do të ngelet i pacënueshëm.

Postimi i plotë:

Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Para strukturave në Kamenicë, shpjegova rëndësinë e shtetit të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit. Me mua si President i ardhshëm i Republikës së Kosovës, dinjiteti dhe integriteti i Atdheut tonë do mbetet i pacenueshëm.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush hardinaj zgjedhjet ne kosove ramush hardinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll