Bota

Ktheu sallonin në ‘shtëpi’ droge, arrestohet estetistja në Britani që bënte jetë luksoze me paratë që merrte nga ish

5 Shkurt 2021, 16:57 Nga DOSJA
Ktheu sallonin në ‘shtëpi’ droge, arrestohet estetistja

BRITANI- 30-vjeçarja, me profesion estetiste është arrestuar ditën e sotme në Britani, pasi atoriteten zbuluan se në sallonin e saj trafikohej edhe lëndë narkotik. Samantha Cox, nga salloni gjatë vitit fitonte vetëm rreth 5-6 mijë paundë , por megjiathëtë ajo bënte një jetë luksoze ku drejtonte një makinë Porsche Macan me vlerë 60,000 paund.

Sipas mediave të huaja, ajo merrte një shumë të caktuar nga ish-i dashuri i saj Lee Ëorthington, pasi ky i fundit përdorte biznesin e saj Miami Gloë në Manchester, si qendër të operacioneve të tij të trafikut të heroinës, kokainës apo ekstazise.
36-vjeçari, mësohet se më parë ka qenë i burgosur ku dhe ka bërë 10 vite burg, për vepra penale të drogës. por mbante dhe celularë ilegalë prapa hekurave, me të cilët jepte urdhrat për Cox dhe grupin e tij, duke drejtuar trafikun e drogave.

Të droguarit i binin numrit të sallonit të bukurisë dhe më pas futeshin në një rrugicë prapa dyqanit, ku i priste një prej ‘klienteve’ të Cox, Joanne Zbleëska, e cila u jepte atyre drogat që i fshehte në të brendshme. Por kjo nuk ka zgjatur gjatë pasi policia ka zbuluar rrjetin e trafikut të drogës, ku dhe e ka shkatërruar atë.

Autoritetet sekuestruan disa mijëra paundë para të thata, mobilje të shtrenjta dhe një sasi drogash me vlerë më shumë se 50,000 paundë. Oficerët sekuestruan gjithashtu një lëndë të përdorur për tretjen e drogave si dhe pajisje të tjera për prodhimin e shpërndarjen e tyre si thika, peshore qese plastike dhe disa telefonë celularë. 44,000 paundë të tjera u gjetën në shtëpinë e nënën se Cox, Barbara.

Cox u burgos sot nga gjykata e Manchester dhe u dënua me 5 vite burg. Ajo përbletme akuzën për bashkëpunim në shpërndarje droge.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota samantha cox samantha cox

Sondazh

Poll