Bota

Von der Leyen pranon gabimet: Kemi vonuar porositjen e vaksinave 

5 Shkurt 2021, 18:39 Nga DOSJA
Von der Leyen pranon gabimet: Kemi vonuar porositjen e vaksinave 

BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me vakasinat anti-Covid, ku i tha se janë nxituar në vendimarrjet. The Guardian shkruan se Von der Leyen ka krahasuar BE-në me Anglinë në lidhje me dozat e vaksinave që kanë marrë. Ajo ka deklaruar se vonimi i porosive të vaksinës ka ardhur për shkak të vonesës së rënies dakort nga ana e 27 vendeve, të cilën e krahasim me Anglinë që i porositi shumë shpejt dozat e para.

“Unë jam e vetëdijshëm se vetëm një vend mund të jetë një varkë e shpejtë, ndërsa BE është më shumë si një cisternë. Para se të lidhnin një kontratë me një kompani farmaceutike, 27 vendet anëtare kishin pesë ditë të plota për të thënë nëse bien dakord apo jo. Kjo natyrshëm e vonon procesin. Në të vërtetë, ne duhet vazhdimisht të ushtrojmë presion mbi veten tonë në mënyrë që secili hap i procesit të vendimmarrjes të jetë sa më i shpejtë dhe efikas. Por unë jam absolutisht e bindur se qasja evropiane është ajo e duhura. Në këto vaksina, ne kemi punuar më shpejt se zakonisht,” tha ajo.

Vonimi i vaksinave në BE ka ardhur për shkak të disa problemeve që kompanitë prodhuese të vaksinave kanë me lëndët e prodhimit të tyre.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ursula von der leyen vaksinat ne be ursula von der leyen vaksinat ne be

Sondazh

Poll