Bota

Sondazhi për zgjedhjet, Bilsimi: VV kryeson në Malishevë, ndiqet nga Nisma

5 Shkurt 2021, 16:53 Nga DOSJA
Sondazhi për zgjedhjet, Bilsimi: VV kryeson në Malishevë, ndiqet

KOSOVË- Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka publikuar një sondazh ditën e sotme për komunën e Malishevës. Më anë të një postimi në Facebook ai ka shkruar se në këtë komunë VV kryeson listën me 29.9%, ndërkohë që ndiqet nga NISMA Socialdemokrate me 27.8%, në vend të tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 26.7%, në vend të katërt është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.8% ndërsa 1.4% e popullsisë kanë deklaruar se do të votojnë partitë e tjera.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora besnik bislimi sondazh elektoral zgjedhjet ne kosove besnik bislimi sondazh elektoral zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll