Bota

Limaj sërish akuza kundër Hoxhajt: Një kandidat për Kryeministër vë në pikëpyetje gjenocidin serb

5 Shkurt 2021, 18:11 Nga DOSJA
Limaj sërish akuza kundër Hoxhajt: Një kandidat për

KOSOVË- Kandidati për kryeministër i Kosovës nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur sërish akuza kundrejt Enver Hoxhajt. Gjatë tubimit elektoral në Lipjan, Limaj ka thënë se një kandidat për kryeministër ka vënë në pikëpyetje gjenocidin serb në Kosovë. Në fjalën e tij, ai gjithashtu u ka kërkuar njerëzve që të mos votojnë Hoxhajn.

Postimi i plotë:

Tubimet elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, i nisëm sot me Lipajnin dhe Shtimen, ku bëmë edhe prezantimin e kandidatëve tanë për deputetë, që pas 14 shkurtit do të përfaqësojnë denjësisht vlerat e kësaj zone në Kuvendin e Kosovës.

Serbia është okupatore dhe ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe fatkeqësisht një kandidat që ka pretendime për ta drejtuar vendin e vë në pikëpyetje këtë gjenocid serb.

Prandaj, ftesa ime për qytetarët e Lipjanit, Shtimes dhe gjithë vendit, është që mos të votohet një kandidat që gjenocidin e pastër të okupatorit serb mbi popullin tonë, e quan pretendim për gjenocid. Me shumë se kurrë zëri i çlirimtarëve të 121 i duhet Kuvendit të Kosovës, për t’ju rikujtuar gjithë sakrificën e një populli të tërë, atyre që e kanë harruar dhe asnjë ditë nuk ndalen së angazhuar për ta ndryshuar dhe zhvlerësuar të vërtetën historike të kombit tonë.

Kjo nuk është hera e parë që NISMA akuzon Enver Hoxhajn për mohim të gjenocidit serb në Kosovë. Më parë me anë të një video NISMA në Facebook ka thënë se Hoxhaj në një libër që ka shkruar ka mohuar gjenocidin serb në Kosovë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj fatmir limaj zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj fatmir limaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll