Bota

Haradinaj: Do të forcojë partneritetin me Amerikën

5 Shkurt 2021, 17:43 Nga DOSJA
Haradinaj: Do të forcojë partneritetin me Amerikën

KOSOVË- Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shperhur se do të forcojë më shumë me Amerikën. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka postuar një video ku është së bashku me Presidentin Joe Biden. Ai ka shkruar se me Biden ai ka ndërtuar një miqësi personale.

Postimi i plotë:

Presidenti Biden është mik besnik i Kosovës dhe unë pata nderin të ndërtoja një miqësi personale me të, bazuar në besim dhe respekt, shumë vite më parë. Më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për një partneritet të fortë me Amerikën. Si President nuk do të lejoj askënd ta dëmtojë këtë besim dhe miqësi, por do të forcojë edhe më tutje lidhjet me aleatët tanë për një Kosovë të fortë e të sigurt.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora joe biden ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove joe biden ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll