Bota

377 persona humbin jetën nga COVID-19 në Itali, konfirmohen mbi 14 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

5 Shkurt 2021, 18:11 Nga DOSJA
377 persona humbin jetën nga COVID-19 në Itali, konfirmohen mbi 14

ITALI– Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar 14.218 raste të reja me koronavirus nga 270.507 tamponë të kryera.

Ministria e Shëndetësisë vendase raporton se në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 377 persona, 45 më pak se ditën e djeshme.

Mediat vendase shkruajnë se vihet re një ulje e personave të shtuar në spitale si në terapitë intensive ashtu edhe në repartet e tjera.

Me bilancin e fundit, personat e infektuar me Covid-19 janë 429.118, nga të cilët 407.401 janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa 19.575 ndodhen të shtuar në spitale.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne itali covid-19 ne itali

Sondazh

Poll