Bota

E rëndë në Rumani, Kishës Ortodokse i “vihet flaka” pasi një foshnje humbi jetën gjatë pagëzimit

5 Shkurt 2021, 17:27 Nga DOSJA
E rëndë në Rumani, Kishës Ortodokse i “vihet

RUMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rumani ku një fëmijë i porsalindur ka humbur jetën gjatë pagëzimit në Kishën Ortodokse. NY Times shkruan se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë ku foshnja 6 javëshe pas pagëzimit është dërguar me urgjencë në spital, ku dhe ka humbur jetën. Autopsia e vdekjes ka nxjerrë më vonë se foshnja ka humbur jetën nga arresti kardiak pasi në mushkritë e tij ishte futur ujë.

Ndërkohë që qytetarët e Rumanisë kanë mbledhur një peticion me më shumë se 56, 000 nënshkrime për të ndryshuar ritet e ritualit të pagëzimit. Gjithashtu për priftin që bëri ritualin e pagëzimit është hapur një hetim për vrasje.

“Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të përjashtohet që gëzimi i pagëzimit të triumfojë,” thuhet në sondazh.

Pas kësaj ngjarje shumë njerëz kanë dalë në protesta dhe kanë gjuajtur drejt kishës me sende në mënyrë që të ndryshohet rituali i pagëzimit, edhe pse Kryepeshkopi Teodosie qëndron i bindur për të mos ndruyshuar ritet e pagëzimit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humb jeten foshnja kryepeshkopi teodosie humb jeten foshnja kryepeshkopi teodosie

Sondazh

Poll