Bota

Hoxhaj nga Kamenica: Më 14 shkurt do të vendoset nëse do të jemi shtet i lirë apo jugosllav

5 Shkurt 2021, 16:18 Nga DOSJA
Hoxhaj nga Kamenica: Më 14 shkurt do të vendoset nëse do të

KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar ditën e sotme fushatën elektorale në Kamenicë. Lajmin e ka bërë të  ditur vetë Hoxhaj në Facebook, ku ka shkruar se Kamenica beson në ekipin që PDK ka ndërtuar për të qeverisur vendin.

Ndër të tjera, Hoxhaj ka sulmuar edhe Vetëvendosjen ku ka shkruar se qeveria e saj e shkatërroj këtë komunë. Hoxhaj gjithashtu është shprehur se në 14 shkurt do të vendoset nëse ata do të vazhdojnë që të jenë shtet demokratik apo do të kthehen në shtet me sistem autoritar.

Postimi i plotë:

Kamenica beson në Partinë Demokratike të Kosovës dhe voton numrin 134. Beson, sepse PDK-ja e ka ekipin më të mirë të ekspertëve. Voton, sepse PDK-ja i ka prirë ndryshimeve më të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë. Kamenica është pasqyra më e mirë e qeverisjes së keqe të Vetëvendosjes. Por, në qeverisjen time, kudo që ka nxënës do të ketë edhe shkolla. Qytetarët e Kamenicës dhe gjithë Kosovës, më 14 shkurt do të vendosin nëse do të vazhdojmë të jemi shtet demokratik apo shtet me sistem autoritar. Do të vendosin nëse do të vazhdojmë të jemi shtet me treg të lirë apo shtet social jugosllav. Shpërndajeni në përkrahje të PDK-së dhe Rimëkëmbjes së Kosovës.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll