Bota

E rëndë në Gjakovë! Hyri me të kuqe në semafor, policët bëjnë për spital 60-vjeçarin, i thyejnë tre brinjë. I dhunu

5 Shkurt 2021, 15:50 Nga DOSJA
E rëndë në Gjakovë! Hyri me të kuqe në semafor,

GJAKOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku policia i ka thyer 3 brinjë shqiptarit pasi ky i fundit është futur në semafor të kuq.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se policia ka ushtruar dhunë ndaj tij, pasi ky i fundit, nuk i është bindur urdhrit për t’u ndalur, dhe kishte kaluar me të kuqe në semafor.

Në spital po ashtu ka përfunduar edhe një efektiv policie pasi edhe ky i fundit ka marrë dëmtme gjatë kohës që po arrestonte shqiptarin. Ndërkohë, teksa mediat e Kosovës thonë se shqiptari ka tre brinjë të thyera, policia ka thënë të kundërtën duke njoftuar se qytetari nuk ka marrë dëmtime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gërvishtje në fytyrë” nga “dhuna e butë” që zyrtarët policorë u detyruan të përdornin.

Por, një deklaratë e tillë e policisë është hedhur poshtë nga spitali, pasi autoritetet shëndetësore kanë thënë se shqiptari ka plagë të rënda në trup.

“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arrestuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera. Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, deklarojnë autoritetet.

Ndërkohë vetë, Bardhyl Bakija, disa orë pasi gjendja e tij është përmirësuar ka folur për mediat e Kosovës, duke thënë se u fut në semafor të kuq për shkak se nuk ndihej mirë . Ai ka thënë se çështjen e dhunimit nga efektivët e policisë do ta çojë deri në fund.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bardhyl bakija shqiptarit i thyejne tre brinje bardhyl bakija shqiptarit i thyejne tre brinje

Sondazh

Poll