Sport

“Maradona mund të kishte shpëtuar”, ish-mjeku i argjentinasit befason me deklaratën: I gjithë problemi mund të…

3 Shkurt 2021, 21:40 Nga DOSJA
“Maradona mund të kishte shpëtuar”, ish-mjeku i

ARGJENTINË-Nuk kanë fund polemikat mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Kur kanë kaluar thuajse dy muaj nga ndarja nga jeta e ish-legjendës argjentinase ende ka diskutime për mënyrën sesi Maradona vdiq. Shumë deklarata janë dhënë, ndërsa këtë herë ka vendosur të flasë edhe ish-mjeku i legjendës, Alfredo Cahe. Në një komunikim për kanalin argjentinas “TN”,theksoi se Maradona mund të jetonte ende, nëse mjekët cdo t’i kushtonin më shumë vëmendje.

“Unë mendoj se ai mund të ishte shpëtuar. Nuk kam më dyshime që veprimi mjekëve nuk ishte i mirë. Jo të gjithë ata që qëndronin me të ishin mjekë. I gjithë problemi mund të ishte trajtuar, Diego mund të ishte kuruar”, tha ai.

Më tej Cae shtoi: “Një psikolog më tregoi për ilaçet që Diego mori gjatë trajtimit të tij të fundit. Kur gjeta listën e ilaçeve, zgjodha me hollësi se cilat duhet t’i jepen, por askush nuk ma vuri veshin”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alfredo cahe maradona alfredo cahe maradona

Sondazh

Poll