Sport

PREMIER LEAGUE/ Ishte jashtë luftës për titullin kampion, Man.City merr fitoren e 9-të rradhazi dhe kap kreun, Leicester nuk

3 Shkurt 2021, 20:58 Nga DOSJA
PREMIER LEAGUE/ Ishte jashtë luftës për titullin kampion,

ANGLI-Nëse para disa javësh, Manchester City konsiderohej si skuadra jashtë luftës për titull tani skuadra e Guardiola-s nuk di të ndalet më. Ditën e sotme, “qytetarët” mundën me shifrat 2-0 në transfertë skuadrën e Burnley-t. Dy realizimet erdhën në pjesën e parë, fillimisht nga Gabriel Jesus që në minutën e 3-të dhe më pas nga Raheem Sterling në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë, sistemi VAR i anuloi një gol algjerianit Riyad Mahrez për pozicion jashtë loje. Kjo ishte fitorja e 13-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 9-ën rresht në Premier League, duke kryesuar e vetme edhe pas javës së 22-të me 47 pikë.

U rikthye ndërkohë te suksesi edhe Leicester City që triumfoi në transfertën ndaj Fulham me rezultatin 0-2 falë golave të Iheanachos dhe James Justin. “Dhelprat” aktualisht ndodhen në vendin e tretë në kuotën e 42 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leicester manchester city leicester manchester city

Sondazh

Poll