Sport

Roberto Mancini do i japë lamtumirën Italisë pas Kupës së Botës, Federata po mendon të ulë në stol ish-kampionin e viti

3 Shkurt 2021, 20:39 Nga DOSJA
Roberto Mancini do i japë lamtumirën Italisë pas Kupës

ITALI-Roberto Mancini ishte i qartë në emsionin “Tiki Taka”: “Në përfaqësuese ka pak ndeshje dhe ndonjëherë njeriu lodhet duke qëndruar në shtëpi. Ky është problemi. Është një nder i madh të ulesh në stolin e ekipit kombëtar italian.”. Marrëveshja e trajnerit të përfaqësueses së Italisë skadon pas Kupës së Botës 2022 por, siç përsëriti trajneri: “Kontratat janë atje, por ato mund të prishen ose zgjaten në çdo kohë”.

Presidenti i Federatës Gabriele Gravina insistoi veçanërisht për zgjatjen e kontratës. Marrëdhëniet midis tij dhe trajnerit u stabilizuan pas zërave për një kontakt midis presidentit dhe Marcello Lippit për rolin e drejtorit teknik të ekipit kombëtar. Një zgjedhje për të cilën Mancini nuk ishte pyetur. Fakti mbetet, megjithatë, se është pothuajse e sigurt që trajneri aktual do të mbetet deri në Katar 2022.

Pas Botërorit shumë do të varet nga vullneti i Gravinës, në këtë rast duket e sigurt se Fabio Cannavaro do të zëvendësojë Mancinin, kontrata e të cilit me kinezët e Guangzhou skadon në vitin e Kupës së Botës. Alternativa është shumë sugjeruese dhe ka të bëjë me Antonio Conten.

Nuk është mister që trajneri aktual i Interit do të dëshironte të kthehej për të drejtuar ekipin kombëtar. Fakti që ai kurrë nuk ka qenë në gjendje të jetë seleksionues në një kupë bote është një mangësi në karrierën e tij, ndërsa dëshira e shprehur në muajt e fundit për të pasur më shumë kohë të lirë për t’i kushtuar familjes e shtyn drejt një zgjidhje të këtij lloji. Zgjidhje, megjithatë, që lidhet gjithashtu me gatishmërinë e Contes për të marrë parasysh një ulje të konsiderueshme të pagës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cannavaro roberto mancini cannavaro roberto mancini

Sondazh

Poll