Sport

13 gjyqtarë shqiptarë ndërkombëtarizohen, morën stemën e FIFA-s për vitin 2021…

3 Shkurt 2021, 16:47 Nga DOSJA
13 gjyqtarë shqiptarë ndërkombëtarizohen, morën

TIRANE – Sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë ndarja e stemave të FIFA-s për gjyqtarëve shqiptarë të futbollit, femra dhe meshkuj, për vitin 2021. Kjo ceremoni u organizua nga Shoqata e Arbitrave (BASHF), ku morën pjesë presidenti i kësaj shoqate, Tahir Kastrati, ish-gjyqtari Bujar Pregja, si dhe shefi i sektorit të gjykimit pranë FSHF-së, Sokol Jareci.

Në listën prej 13 gjyqtarëve, që u pajisën me stemën e FIFA-s për vitin 2021, bie në sy prezenca e tre gjyqtareve femra: Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Koleta Prenga e Erinda Kume si asistente. Për herë të pare, me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtari i futsallës, Arlind Subashi.

Ja dhe lista e gjyqtarëve shqiptarë që morën stemën e FIFA-s:

Gjyqtarët kryesorë: Enea Jorgji, Eldorian Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta

Asistentët: Denis Rexha, Ridigers Çokaj, Nertil Bregasi, Dojando Myftari, Ilir Tartari, Rejdi Avdo; për femra Koleta Prenga dhe Erinda Kume

Gjyqtar i futsallës: Arlind Subashi

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata shqiptare e futbollit gjyqtaret e futbollit ndahen stemat e fifa-s federata shqiptare e futbollit gjyqtaret e futbollit ndahen stemat e fifa-s

Sondazh

Poll