Sport

Buba, rrëfen ditët e para te Partizani: “Viti tjetër nuk do e diskutojmë fare titullin”

3 Shkurt 2021, 17:18 Nga DOSJA
Buba, rrëfen ditët e para te Partizani: “Viti tjetër nuk do

TIRANE – Tetovari Ferhan Hasani, ishte padyshim goditja “big” e drejtuesve të Partizanit në merkaton e dimrit, me synim arritjen e objektivave, ku natyrisht nuk përjashtohet edhe titulli i kampionit. Sulmuesi 30-vjeçar në një rrëfim special për emisionin “Sport News”, në televizionin “News 24”, ka folur për aventurën e tij të re me “demat e kuq”, duke u shprehur:

“Kam 8 ditë, më kanë pritur shumë mirë, jam i kënaqur. Jam i habitur për mirë për sa i takon qytetit. Njerëzit janë shumë të gjallë, ka shumë lëvizje deri në orën 10. Jam i lumtur. Jam i kënaqur se si më kanë pritur në klub. I falenderoj nga i pari te i fundit.

Unë edhe më herët e kam thënë që dua të luaj një ditë në Shqipëri para se të mbyll karrierën. Tani ishte momenti. Kam forcë. Shpresoj që të shkojnë gjërat mirë. Unë jam i hapur për të gjitha ofertat. Ka pasur merakto mes menaxherit dhe Tiranës, sepse Partizani e kishte merkaton e mbyllur. Shifrat që dolën në media nuk ishin të vërteta. Por që ka pasur kontakte me thënë të drejtën.

Gjërat gjithmonë mund të shkojnë më mirë. Bëra një hap të madh në karrierë, nga Shkëndija te Volfsburg. Nuk kisha shumë hapësira, mendova të shkoja në një ligë më të ulët ku të kisha hapësira. U transferova në Danimarkë, gjithçka shkoi mirë. Asnjëherë nuk jam dorëzuar. Mendoj që edhe këtu të kap diçka tjetër.

Kam komunikuar me Dajën, ai pret nga unë të jap maksimumin të ndihmoj ekipin si ccdo futbollist tjetër. Jemi të gjithë një. Duhet të bëjmë gjëra të mira si grup jo si individ. Kjo nuk është lojë individuale është kolektive. Do flas në fushë, ende nuk kam treguar asgjë.

Jemi bërë shumë Hasana. Dua të më thërrasin më mirë “Buba” që të dallohemi pak. Atmosfera është pozitive. Ka edhe shumë ndeshje për të luajtur. Është shumë e rëndësishme të shikojmë veten tonë dhe të fitojmë çdo ndeshje. Do të jetë e vështirë në qoftë se merremi me Vllazninë. Nuk është mirë të bëjmë matematike. Në qoftë se ata gabojnë dhe ne gabojmë, asgjë nuk kemi bërë.

Te Vllaznia luajnë bashkë të gjithë. Çunat që kanë qenë te Partizani kanë dhënë maksimumi. Zhunior ka 1 muaj që luan, por nuk ka qenë në gjendjen e mirë fizike dhe mua më duhet kohë që të ndihmoj grupin. Nuk është dështim edhe po s’u shpallëm kampion. Viti tjetër është gjë tjetër, nuk do e diskutojmë fare titullin..

Vendos trajneri kur do të luajë unë, jap më të mirën në fushë. Vendos trajneri në qoftë se do të luaj këtë ndeshje apo të radhës”,– ka deklaruar ndërmjet të tjerash, blerja më e çmuar e Partizanit, sulmuesi Ferhan Hasani, që dëshëron t’i thërrasin “Buba”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport blerja me e re e te kuqve buba ferhan hasani partizani sulmuesi tetovar vllaznia blerja me e re e te kuqve buba ferhan hasani partizani sulmuesi tetovar vllaznia

Sondazh

Poll