Politike

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Turqisë, vizitë dy ditore në Tiranë! Takohet me Ruçin dhe Metën, thirrja ndaj organizatë

4 Shkurt 2021, 07:15 Nga DOSJA
Kreu i Asamblesë Kombëtare të Turqisë, vizitë dy ditore

TIRANË– Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar kanë ardhur ditën e sotme në Tiranë. Kjo vizitë pritet të jetë dy ditore. Takimin e parë ai e zhvilloi me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin. Pas takimit ata dolën në një konferencë për mediat prej nga Sentop u shpreh se në Shqipëri është e pranishme FETO mirëpo nuk do lejojnë që kjo organizatë të helmojë marëdhëniet mes dy shteteve.

Meta priti në presidencë kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri. Meta theksoi gjatë takimit nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

Kryeparlamentari turk dhe delegacioi i tij do të priten po ashtu edhe me kryeministrin Edi Rama. Në ditën e dytë ai do të jetë në qytetin verior të Shkodrës. Vizita e Sentop në vendin tonë vjen në një kohë kur Turqia është angazhuar në ndërtimin e spitalit të ri të Fierit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mustafa sentop mustafa sentop

Sondazh

Poll