Politike

Meta mesazh për Këshillin Ndërfetar: Mirënjohje për mesazhet e mençura dhe ndihmën e jashtëzakonshme, veçanërisht gjat

3 Shkurt 2021, 21:11 Nga DOSJA
Meta mesazh për Këshillin Ndërfetar: Mirënjohje për

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me Këshillin Ndërfetar të vendit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, krahas fotos ai ka shprehur mirënjohje për mesazhet e mençura dhe ndihmën e jashtëzakonshme të udhëheqësve fetarë të Shqipërisë, sidomos gjatë pandemisë për njerëzit në nevojë. Ai thekson se kombi shqiptar ndihet krenar për harmoninë e mrekullueshme ndërfetare.

“Me urimin për një natë të mirë, të qetë e të paqtë në familjet tuaja, po ndaj me ju këto foto sa një mijë fjalë, nga mbledhja e sotme e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Mirënjohje dhe falenderime pafund për mesazhet e mençura dhe për ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë nga udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë pandemie, për njerëzit në nevojë në mbarë vendin.
Kombi shqiptar ndihet krenar për harmoninë e mrekullueshme ndërfetare.”- shkruan Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 19:34

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...