Shqipëria bën hapa para në Indeksin e Demokracisë, mbetet dobët me pjesëmarrjen politike
4 Shkurt 2021, 06:08Nga DOSJA
Shqipëria ka bërë përmirësime në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur The Economist.
Vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës).
Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride (kombinim i regjimit politik që shpesh krijohet si rezultat i një kalimi jo të plotë nga një regjim autoritar në një regjim demokratik). Grupi I parë është ai i demokracisë së plotë dhe i katërti i ai autoritar.
Shqipëria u rendit në vendin e 71, me 6.08 pikë ( nga 10 pikë të mundshme, sa më pak pikë, aq më e përkeqësuar është renditja). Një vit më parë ishim në vendin e 79, ndërsa në 2019-n ishte në pozicionin e 76. Përmirësimi ka ardhur nga rritja e vlerësimit në treguesin e kulturës politike.
Përmirësimi i Shqipërisë, sipas raportit, u ndikuar nga disa faktorë, përfshirë rritjen e mbështetjes publike për demokracinë. Qeveria ndërmori gjithashtu një sërë reformash zgjedhore që kërkojnë të sjellin ligjet zgjedhore të Shqipërisë në përputhje me standardet e BE ndërsa vendi përgatitet për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse reformat do të rezultojnë në zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme, thekson raporti.
Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.
Vendi është më dobët në në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, e njëjtë me vitin e kaluar. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.35 pikë (rënie e lehtë nga viti i kaluar), e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizmi” me 7 pikë, funksionimi i qeverisë (5.36) , kultura politike 6.25, me rritje të ndjeshme nga 5 që ishte vitin e kaluar pjesëmarrja politike (4.44).
Nga vendet e rajonit, në Indeksin e Demokracisë, më mirë në rajon paraqitet Serbia (66), që hyn në grupin e demokracisë me probleme, së bashku me Shqipërinë, Maqedonia e Veriut (78), ndërsa më keq është Mali i Zi (81) dhe më pak demokratikja në rajon renditet Bosnjë-Hercegovina në vendin e 101, në përkeqësim nga pozicioni i 84 ku ishte vitin e kaluar..
Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja, Finlanda, Danimarka, Irlanda, Australia.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë deklaroi se zyrtarisht në vendin tonë nuk ka asnjë person të infektuar me variantin e Covid-19 që shpërtheu nga Br...
TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka treguar arsyet që e shtynë Shqipërinë të refuzonte vaksinën ruse Sputnik V. I ftuar në ‘Open’, N...
TIRANË– Zëvendës ministri Albert Nikolla ka deklaruar se këtë muaj, në shkurt në Shqipëri do të nisë lëvrimi me vaksinat e Astrazeneca. Në debat, në ...
TIRANË– Ambasadori italian Fabrizio Bucci në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania u shpreh entuziast lidhur me vaksinën anti-CO...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me Këshillin Ndërfetar të vendit.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ...
TIRANË– Gazetarja Eni Vasili ka kërkuar të dijë se ku ‘fiket’ Gjergji Koja. Ky i fundit, ish-ministër Shëndetësie po fliste gjithë kohës dhe nuk po l...
TIRANË– Tritan Shehu dhe Gjergji Koja janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme. të dy ishin të ftuar në “Open” dhe Sehu tha se Shqipëria nuk ka pse...
DURRËS- Ish-kreu i Aluiznit Flamur Gjuzi, një nga të akuzuarit e dosjes së tërmetit për ”shpërdorim detyre”, ka reaguar sot ndaj vendimit të gjyqtares Bes...
Politike 3 Shkurt 2021, 19:34
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...
DURRËS- Duket se në momentet kur po flitet më shumë për pastrim të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të paaftët po edhe ata me ndikim politik në vendimarr...