Politike

Pse e refuzoi Shqipëria vaksinën ruse? Zv.ministri Nikolla: S’ishte serioze, oferta nuk bëhet në Facebook

3 Shkurt 2021, 21:44 Nga DOSJA
Pse e refuzoi Shqipëria vaksinën ruse? Zv.ministri Nikolla:

TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka treguar arsyet që e shtynë Shqipërinë të refuzonte vaksinën ruse Sputnik V. I ftuar në ‘Open’, Nikolla tha se oferta e bërë nga ambasada ruse nuk ishte serioze pasi u bë përmes një statusi në Facebook.

Ai gjithashtu shtoi se vaksina ruse nuk është miratuar akoma nga EMA e për këtë arsye nuk ka garanci.

“Vaksina ruse nuk është miratuar akoma nga EMA. Në qoftë se miratohet nga EMA do ta marrim. Gjithashtu edhe mënyra se si u ofruan ato vaksina nuk ishte serioze. Rusia është një shtet serioz. Ambasada ruse që është përfaqësues i një shteti serioz nuk i ofron me Facebook vaksinat, po ofertën e bën me anë të një shkrese zyrtare”- tha Nikolla.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albert nikolla albert nikolla

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 19:34

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...