Politike

22-vjeçarja shqiptare e infektuar me variantin britanik të Covid-19, Nikolla: Deri në orën 5 që lashë punën s’kishi

3 Shkurt 2021, 22:06 Nga DOSJA
22-vjeçarja shqiptare e infektuar me variantin britanik të Covid-19,

TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë deklaroi se zyrtarisht në vendin tonë nuk ka asnjë person të infektuar me variantin e Covid-19 që shpërtheu nga Britania e Madhe.

I ftuar në “Open”, ku u fol dhe për lajmin e 22-vjeçares shqiptare që doli në mediat gjermane, ai tha se nuk ka asnjë dijeni dhe se zyrtarisht nuk ka të dhëna.

“Unë nuk kam informacione për lajmin e gazetës gjermane për 22-vjeçaren shqiptare që kur ka ikur në Gjermani ka rezultuar me variantin britanik të Covid-19. Zyrtarisht nuk kemi asnjë rast me variantin britanik të Covid-19. Të paktën deri në orën 5 kur kam lënë punën nuk kishim asnjë rast,”- tha Nikolla.

Por Gjergji Koja, tha tjetër version. Ai u shpreh se në Shqipëri mund të ketë, pasi vendet fqinje kanë shumë raste dhe jemi rrethuar tashmë nga vende që kanë të infektuar me variantin e Covid-19.

“Nuk është çudi, tashmë vendet e rajonit kanë të infektuar. Mund të ketë ardhur në vendin tonë. Nuk është ndonjë çudi,”- shtoi Koja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albert nikolla gjergji koja albert nikolla gjergji koja

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 19:34

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...