Politike

”Vendim gjyqësor me dy standarde” për ish-drejtorët e ALUIZNIT, Flamur Gjuzi akuzon Besiana Gërxenjan: Je në proces vet

3 Shkurt 2021, 20:15 Nga DOSJA
”Vendim gjyqësor me dy standarde” për ish-drejtorët e

DURRËS-  Ish-kreu i Aluiznit Flamur Gjuzi, një nga të akuzuarit e dosjes së tërmetit për ”shpërdorim detyre”, ka reaguar sot ndaj vendimit të gjyqtares Besiana Gërxenja, e cila vendosi pushimin e akuzës ”shpërdorim detyre”  për ish-drejtorin socialist të ALUIZNIT,  Arben Isakun, ndërsa kaloi për gjykim për të njëjtën akuzë paraardhësin e tij, Flamur Gjuzi,

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka thënë se të dy përballen me të njëjtën akuzë, janë marrë vendime të ndryshme.  Ndër të tjera ai me ironi thotë se halli i gjyqtares Gërxenja është se kjo e fundit ndodhet në proces vetingu duke shtuar se uron që vendimi që ka marrë gjyqtarja t’i shërbejë për të zgjidhur çështjet e veta.

POSTIMI I PLOTË 

Zoti e Faltë Besjana Garxenaj!
Me datën 02.02.2020 në orën 19.00 u shpall vendimi i seancës paraprake për shqyrtimin e kërkesës“ Dërgim për gjykim “ të dosjes “Tërmeti”! Një seancë gjyqësore që zgjati 4 orë e 30 minuta, prej të cilave 4 orë e 15 minuta i mori mbrojtja e të akuzuarve dhe 15 minuta shpallja e vendimit të paramenduar e të parapërgatitur e gjyqtares Garxenaj!
Të akuzuar në këtë cështje midis të tjerëve ishim dhe Ne , 2 ish drejtorët e Aluizni-t Durrës , pasardhësi im Arben Isaku dhe Unë. Të dy ne të akuzuar totalisht në mënyrë të padrejtë për veprën penale atë të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 te K.Penal. Gjyqtarja Garxenaj në vendimin e saj me dy standarte vendosi përkatësisht:
1- Pushimin e akuzës për veprën penale “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për te pandehurin Arben Isaku, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. 2- Dërgimin për gjykim për sa i përket tê pandehurit Flamur Gjuzi për veprën penale “ shpërdorim detyre “ parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Vetevetiu jo vetëm mua si pjesë e këtij procesi , por cdo njeriu , i arsimuar ose jo, i lind natyrshëm pyetja : “Midis dy shtetasëve që kanë patur të njëjtin pozicion pune, kanë patur te njëjtin ligj në zbatim, te njëjtën VKM dhe detyrat e Tyre kanë qenë të përcaktuara në të njëjtën rregullore të brëndshme e mbi të gjitha kanë qenë nën të njëjtën akuze “ shperdorim detyre”, kush është ndryshimi që për njërin pushohet akuza e tjetri shkon në gjykim????? Mos valle kane bindje te ndryshme politike? Unë e mirëkuptoj hallin që gjyqtarja Garxenaj është në proces vetingu dhe uroj që ta kaloj atë, pasi gjyqtar të till i duhen këtij sistemi të drejtësisë. Uroj që vendimi ti sherbej sadopak gjyqtares! Me zemër them , Zoti ju faltë juve Besjana Garxenaj dhe të gjithë ata që ju Diktuan këtë vendim!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur gjuzi flamur gjuzi

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 19:34

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...