Politike

Zv.ministri përplaset me Shehun: Këtë muaj fillojmë lëvrimin me Astrazeneca, mjaft gënjeve! Koja e mbështet: Në shkurt d

3 Shkurt 2021, 21:30 Nga DOSJA
Zv.ministri përplaset me Shehun: Këtë muaj fillojmë

TIRANË– Zëvendës ministri Albert Nikolla ka deklaruar se këtë muaj, në shkurt në Shqipëri do të nisë lëvrimi me vaksinat e Astrazeneca. Në debat, në emisionin “Open”, ndërhyri Tritan Shehu, i cili tha se Shqipëria nuk ka kontratë, kështu që këto fjalë nuk janë të vëeteta.

Por Nikollën e mbështeti edhe Gjergji Koja, i cili tha se në muajin shkurt në vendin tonë do të vijnë edhe 40 mijë doza të Pfizer, dhe vaksina nga një marrëveshje bilaterale me Astrazeneca-n.

Pjesë nga biseda

 Albert Nikolla: Tritani bën dezinformim publik, se thotë s’është në parametra europiane. Me covax është futur dhe Pfizer. Sapo më erdhi lajmi që në shkurt fillojmë lëvrimin me Astrazeneca, përveç kësaj kemi dhe pfizer dhe veç.

Tritan Shehu: Ku është kontrata?

Gjergji Koja: Situata në Shqipëri s’është aspak më keq se në vendet e tjera. Në shkurt do vijnë 40 mijë doza të Pfizer. Do vazhdojmë vaksininim e mjekëve dhe të moshuarve. Do vijnë dhe vaksina nga një marrëveshje bilaterale me Astrazenecën direkt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albert nikolla gjergji koja tritan shehu albert nikolla gjergji koja tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 19:34

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...