Politike

“Shqipëria po i merr kontrabandë”/ Vaksinat fusin në sherr Shehun me Kojën, ish-ministri i Shëndetësisë: More plak i

3 Shkurt 2021, 20:21 Nga DOSJA
“Shqipëria po i merr kontrabandë”/ Vaksinat fusin në

TIRANË– Tritan Shehu dhe Gjergji Koja janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme. të dy ishin të ftuar në “Open” dhe Sehu tha se Shqipëria nuk ka pse të pyesë për vaksina ruse apo kineze sepse po merr doza kontrabandë, referuar dozave fillestare që solli kryeministri Edi Rama në vendin tonë.

Ishte Shehu ai që tha fillimisht se Pfizer po heziton madje të fusë më vaksina në Shqipëri, për shkak të këtij rasti. Por Koja ndërhyri dhe e kundërshtoi. Shehu e quajti Kojën zhurmues, ndërsa ky i fundit ia ktheu me fjalën ‘plak i rrjedhur’.

Pjesë nga biseda

Tritan Shehu: Ju po thoni a të marrë Shqipëria ruse apo kineze, këtu po vijnë kontrabandë

Gjergji Koja: Ore pse gënjeni

Tritan Shehu: Ky është krim

Gjergji Koja: Ore është rregull i kontratës

Tritan Shehu: Ja dhe i nxjerri këtu si zhurmues

Gjergji Koja: Po gënjeni hapurazi dhe më duhet të kundërshtoj

Tritan Shehu: Nuk po gënjej, mos e ngarko veten me gjëra të tilla sepse është vepër e rëndë kriminale

Gjergji Koja: Ore mos ofendo në radhë të parë

Tritan Shehu: Është krim, kontrabandë

Gjergji Koja: Dua të besoj se jeni professor e jo plak i rrjedhur

Tritan Shehu: Çfarë po thua

Gjergji Koja: Nuk del dot ti këtu të tregosh përrallë nga e kaluara…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjergji koja tritan shehu gjergji koja tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 19:34

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...