Politike

Ambasadori Bucci optimist për vaksinën italiane: Kur të jetë gati, do t’ua dhurojmë edhe vendeve mike si Shqipëria

3 Shkurt 2021, 21:23 Nga DOSJA
Ambasadori Bucci optimist për vaksinën italiane: Kur të jetë

TIRANË– Ambasadori italian Fabrizio Bucci në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania u shpreh entuziast lidhur me vaksinën anti-COVID për të cilën aktualisht është duke punuar Italia dhe u shpreh entuziast se në periudhën e verës vaksina do të jetë e disponueshme.

Z. Bucci shpjegoi se vaksina tërësisht italiane e zhvilluar nga spitali “Spallanzani”, e cila i ka kushtuar shtetit italian dhjetëra milionë euro, është me një dozë, por për të parë efikasitetin e saj duhet pritur faza e dytë.

Ambasadori tha se në momentin që vaksina do të miratohet EMA, atëherë Italia do të jetë në gjendje të prodhojë 100 milionë doza në vit.

Është me një dozë, për të parë efikasitetin e saj duhet pritur faza e dytë. Por në momentin në të cilin do të miratohet nga EMA atëherë Italia do të jetë në gjendje të prodhojë 100 milionë doza në vit. Çka do të thotë se do të kemi në dispozicion një sasi të madhe vaksinash të cilat mund t’ua dhurojmë edhe vendeve mike”, u shpreh ambasadori italian, teksa shtoi se Shqipëria është një vend i veçantë për Italinë.

Z. Bucci u shpreh se ardhja e 30 mjekëve shqiptarë në Itali teksa vendi po përjetonte kulmin e pandemisë nga COVID-19 ishte një moment që e ndryshoi rrënjësisht perceptimin për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Itali.

Ndihma modeste e ofruar nga Shqipëria në momentet e vështira që po përjetonte kombi italian, sipas tij ishte një gjest të admirueshëm që mori menjëherë admirimin e italianëve.

“Në Bruksel dhe në kryeqytetet e tjera evropiane ende nuk po kuptohej se sa i rëndë mund të ishte problemi, diskutohej nëse duhej ndërhyrë apo jo, nëse duheshin vënë dispozicion fonde apo jo dhe në muajin mars, tek shihje këta 30 mjekë që ta ‘armatosur’ me entuziazëm dhe me dëshirën për të ndihmuar të niseshin drejt Italisë në ato çaste tejet të vështira qe më të vërtetë e jashtëzakonshme dhe mund të them se ka qenë pikërisht ky moment që e ndryshoi rrënjësisht perceptimin për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Itali.

Pasi në ato momente njerëzit pyesnin veten por si është e mundur që Shqipëria e vogël…të cilën e kemi ndihmuar gjithmonë tani po na ndihmon ne! Qe me të vërtetë një gjest i pabesueshëm”, u shpreh ambasadori italian.

Marrë nga Euronews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fabrizio bucci fabrizio bucci

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 19:34

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.Në një intervistë që k...