Politike

3 Shkurt 2021, 19:34 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pasi Lulzim Basha e caktoi si drejtuese politike në Kavajë.

Në një intervistë që ka dhënë për News24, është shprehur se drejtimi politik që i është besuar për Kavajën, është një vlerësim për të, pasi sipas saj ky qytet është dhe vendi ku pati pikënisjen demokracia. Ajo ka komeentuar dhe programin ekonomik të PD-së duke thënë se është më se i realizueshëm dhe konkret, dhe se me zbatimin e këtij plani, do marrë frymë biznesi.

“Kavaja qëndron në gjenezën e PD. Privilegj që shkoj në Kavajë e Rrogozhinë. Do të çlirojmë biznesin, para tek njerëzit.Do të çlirojmë biznesin, para tek njerëzit ”, deklaron Duma.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, caktoi ditën e djeshme 8 drejtuesit politikë të PD për Qarkun e Tiranës. Grida Duma, Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Aldo Bumçi, janë të zgjedhurit e liderit demokrat për të fituar Tiranën.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...