Politike

I kujtojnë premtimet e bëra në 2013-tën, Rama ‘kapet’ me komentuesit: Ju demokratikasit të shtoni jetën…s’kemi shk

3 Shkurt 2021, 18:26 Nga DOSJA
I kujtojnë premtimet e bëra në 2013-tën, Rama

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në ‘Facebook-un’ e tij postimin e ministres Balluku, ku u njoftua se u firmos kontrata për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës.

Në postimin e shpërndarë, nuk kanë qenë të pakta komentet që i kujtojnë Ramës premtimet e bëra që në vitin 2013, ndërsa ky i fundit ka replikuar.

Infrastruktura e rrugëve dytësore nëpër njësi copë-copë, i keni lënë në harresë totale“, shkruan një komentues, ndërsa Rama përgjigjet: “Sipas teje po, në fakt jo, asgjë nuk kemi lënë në harresë, po nuk kemi shkop magjik t’i bëjmë në 7 vjet ato që su bënë në 70“.

Një tjetër komentues shkruan: “Janë kujtuat pas 8 vitesh për të mashtruar shqiptarët sepse Belinda s’mban përgjegjësi se nuk do hedhë asnjë lekë“, ndërsa Rama nuk ka kyrsyer një përgjgje të gjatë: “Kur njeriu nuk do të shikojë nuk i hyjnë në punë as katër sy, jo dy, por do ti s’do ti e para, s’jemi kujtuar mbas 8 vitesh se s’janë bërë akoma 8 vite në qeveri; e dyta, kemi 3 vite që punojmë me këtë projekt; e treta, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk është PD-ja që nënshkruan rindërtimin e Teatrit Kombëtar, sepse s’mban asnjë përgjegjësi përpara qorrave që e besojnë; e katërta, mos u mërzit fare sepse hekurudha do bëhet”. Një komenti tjetër Rama përgjigjet: “Ju demokratikasit jeni aq pa lidhje, sa nganjehere te shtoni jeten me humor“.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komentet e rames edi rama komentet e rames

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...