Politike

Monika Kryemadhi jep premtimin: Do të heqim tarifën e Rrugës së Kombit mes Shqipërisë dhe Kosovës

3 Shkurt 2021, 18:16 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi jep premtimin: Do të heqim tarifën e Rrugës

TIRANË– Kryetarja e PartisëLëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,  ka thënë se nëse do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit do të heqë taksën e Rrugës së Kombit, duke theksuar se dy vendet nuk do të ndahen nga taksat financiare. Në një intervistë që ka dhënë për mediat kosovare me gazetarin  Xhevdet Pozhari. Ndër të tjera ajo ka folur edhe mbi mbiemrin Kryemadhi duke treguar detaje nga celebrimi me Ilir Metën. 

Për sa i përket taksës, ne do ta kthejmë mbrapsht gjithë atë taksë. Atë që nuk na ndanë dot shekujt, nuk mund të na ndajnë dot pejtollet e rrugëve, kështu që të jeni të bindur që shumë e shpejtë do të jetë dita që do të rrënohet një taksë ndarjeje, edhe financiare. Boll kemi paguar taksat e ndarjeve shpirtërore, tashmë nuk mund të ndajnë më taksat financiare. Sepse në fakt e kam mbiemrin Kryemadhi. Edhe kur jam martuar, kur kemi bërë celebrimin bashkë me Ilirin, punonjësja e gjendjes civile na pyeti: Mbiemri? Sigurisht që Kryemadhi, – i thashë unë. Po patjetër që Kryemadhi, – i tha dhe Iliri, – se si mund ta ketë ndryshe mbiemrin? Ndoshta instinkti i parë nuk ka qenë le të themi Kryemadhi për të ruajtur një lloj identiteti apo për të treguar një lloj karshillëku ndaj mbiemrit Meta, sepse unë do të isha shumë e nderuar të kisha mbiemrin Meta, mbiemrin e Ilir Metës, por ndoshta në atë kohë e kam menduar edhe pak si vajzë babai, sepse kandidonim për deputetë, dhe gjithmonë deputetët që kandidonin në një proces mazhoritar, në të cilin kemi qenë në atë kohë, shkruhej emri i kandidatit, emri i babait dhe mbiemri dhe unë nuk mund të shkruaja: Monika Ramazan Meta, kur ndërkohë babai im quhej Ramazan Kryemadhi dhe ky ka qenë instinkti i parë i mbiemrit Kryemadhi. Por, më pas sigurisht edhe eksperiencat, edhe shumë gjëra të tjera, ose njohjet, unë atëherë kam qenë Zëvendës-presidente e Internacionales të Rinisë Socialiste, që në vitin 1994 jam zgjedhur, dhe unë celebrimin me Ilir Metën e kemi bërë pasi na ka lindur vajza jonë e parë, Bora, në janar të vitit 1999”, shprehet Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...