Politike

“Ju ka gënjyer tetë vjet, merrjani paratë, filloni punë në administratë publike dhe…”/ Kryemadhi tregon batutën që

3 Shkurt 2021, 18:09 Nga DOSJA
“Ju ka gënjyer tetë vjet, merrjani paratë, filloni

TIRANË– Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka treguar se cila është batuta që përdor gjatë takimeve që bën me qytetarët. Ajo ka thënë se qytetarëve u thotë: “Merrjani paratë, filloni punë në administratë publike që ai ju propozon, por me 25 prill votën mos ja jepni”.

Ndërkohë, në një intervistë që ka dhënë për gazetarin Xhevdet Pozhari, Kryemadhi shton se Rama i ka gënjyer tetë vite qytetarët dhe nuk bëhet qameti se ata e gënjejnë një herë. Ndër të tjera, Kryetarja e LSI-së, thotë se Ramës i eci puna me pushtetin, pasi sipas saj, njerëzit pëlqyen politikën serioze dhe batutat që bënte ai. Gjithashtu ajo shton se qytetarët e kanë kuptuar tashmë se shtëpia nuk mbahet me batuta dhe duan ndryshim.

“Fustrimi dhe nervozizmi i qytetarëve me qeverisjen është shumë i madh. Një nga batutat që ne bëjmë është ‘ju ka gënjyer tetë vjet Edi Rama, merrjani paratë, filloni punë në administratë publike që ai ju propozon, por me 25 prill votën mos ja jepni. Ju ka gënjyer tetë vjet, se e gënjyet një herë nuk u bë qameti dhe mos u turpëroni me gënjeshtarin dhe në qoftë se e gënjeni dhe votoni për veten tuaj me 25 prill. Për mua Rama është një njeri që i eci, duke qenë se njerëzit ishin mësuar ta shikonin politikën serioze, u pëlqeu batuta, por tashmë njerëzit e kanë kuptuar që shtëpia nuk mbahet as me batuta, as me kazanë e as me tepsi. Shtëpia mbahet me bukë, mbahet me taksa të ulëta, me çmim energjie më të ulët, me një kosto jetese që duhet të kushtojë pak për xhepin e shqiptarëve, por duhet të ketë standard shumë të lartë për të jetuar. Kështu që shqiptarët u lodhën me tepsinë, me timonin, ka ardhur koha që duan ndryshim”- tha Kryemadhi. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...