Politike

U ul përballë Ramës në Presidencë, Basha publikon foton me Kim: Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësu

3 Shkurt 2021, 18:05 Nga DOSJA
U ul përballë Ramës në Presidencë, Basha publikon foton

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar të shkëlqyeshëm takimin e zhvilluar sot në Presidencë për “Defebder 21”.

Në një postim në rrjetet sociale, Bash aka veçuar bisedën me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, pavarësisht se ajo që ra në sy gjatë takimit në Presidencë, ishte ulja e kryedemokratit përballë kryeministrit Rama.

“Takim i shkëlqyeshëm sot me Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja,”- shkruan Basha.

Great meeting today with @USAmbAlbania Yuri Kim during the NSC session. I am prouder than ever for my role to lead Albania into NATO.The strategic alliance and close friendship between??&?? is crucial for the security and future of Albania, and I intend to lead it to new heights. pic.twitter.com/KyaVYoRt8S

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 3, 2021

Takimi u zhvillua pasditen e sotme në Presidencë. Ishte Ilir Meta ai që mblodhi të gjithë zyrtarët e Këshillit të Sigurisë në vend në kuadër të “defender 21”, stërvitjes ushtarake që pritet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti në Shqipëri ku do të marrin pjesë edhe gjashtë mijë forca ushtarake amerikane. Ajo që ra në sy ishte ulja e Bashës dhe Ramës përballë njëri-tjetrit, pavarësisht se s’u panë në sy për asnjë çast.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takimi ne presidence per defender 21 yuri kim lulzim basha takimi ne presidence per defender 21 yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...