Politike

Takim me Gjeneral Major Joseph Jarrard/  Meta zbardh detaje nga stërvitja e madhe ushtarake: Përfshin 31 mijë trupa

3 Shkurt 2021, 17:26 Nga DOSJA
Takim me Gjeneral Major Joseph Jarrard/  Meta zbardh detaje nga

TIRANË- Presidenti Ilir Meta,pas përfundimit të takimit që është zhvilluar ditën e sotme ka thënë se ka pasur  pasur një takim të frytshëm me Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, në lidhje me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën të ditur se në këtë stërvitje do të përfshihen rreth 31 mijë trupa ushtarakë,  17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”. E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate. NATO është një aleancë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve.”- ka thënë Meta.

(a.k.dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta takimi ne presidence ilir meta takimi ne presidence

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...