Politike

Basha flet për burimin e forcës dhe frymëzimit: Familja ime ka bërë një sakroficë të jashtëzakonshme, u jam përjetë m

3 Shkurt 2021, 17:02 Nga DOSJA
Basha flet për burimin e forcës dhe frymëzimit: Familja ime ka

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer se mbështetja kryesore e tij në politikë ka qenë familja. Në një intervistë për ABC News, Basha tha se motivimin për zgjedhjet e 25 prillit e ka gjetur pikërisht në familje.

Ai shtoi se u është mirënjohës familjarëve të tij për sakrificën e jashtëzakonshme, pasi ata i japin forcë dhe e bëjnë të besojë se më 25 prill do të fitojë Shqipëria, do të fitojë çdo familje shqiptare

“Ju jam mirënjohës atyre për sakrificën e jashtëzakonshme, ata janë burimi i forcës time, i energjisë time, i frymëzimit tim dhe i motivimit tim sepse unë besoj fuqishëm që me 25 prill do të fitojë Shqipëria, do të fitojë çdo familje shqiptare dhe unë dua që çdo familje shqiptare ti jepet mundësia që jo vetëm të shpresojë tek një e nesërme më e mirë por edhe të fillojë ta ndërtojë këtë të nesërme e ta ndërtojmë të gjithë së bashku me programin tonë me përkushtimin tonë dhe me një qeverisje të re që do t’ja kthejë Shqipërinë shqiptarëve dhe që do të punojë për njerëzit dhe jo për veten e saj,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aurela basha lulzim basha aurela basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...