Bota

Ministri i Brendshëm turk bën deklaratën e fortë: FETO nuk e bëri grushtin e shtetit

3 Shkurt 2021, 20:06 Nga DOSJA
Ministri i Brendshëm turk bën deklaratën e fortë: FETO nuk e

TURQI- Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu ka bërë një deklatarë të fortë në lidhje me grushtin e shtetit në vitin 2016. I ftuar në një emision Soylo tha se nuk 15 korrikun nuk e bëri organizata e Fetullah Gulenit (FETO). Kur u pyet nga gazetari se ku do të dilte me fjalën e tij ai tha se FETO është në Amerikë dhe nuk nuk mund ta kenë bërë ata.

“A do të të lënë vetëm ata që bënë 15 korrikun? A e bëri FETO 15 korrikun? FETO nuk e bëri 15 korrikun. Ata nuk do të të lënë vetëm.

Gazetari: Çfarë do të thuash, FETO nuk e bëri 15 korrikun?

“Thjesht them që FETO e bëri atë. Ku qëndron FETO sot? Ne SHBA. Nuk është një ekuacion me pesë të panjohura. Ju nuk keni nevojë të dini matematikë shkëlqyeshëm,” tha ai.

Çfarë ndodhi në Turqi në 15 korrik?

Ushtria turke tentoi një grusht shteti në Turqi. Helikopterët e Ushtrisë kanë hapur zjarr fillimisht pranë selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke ku edhe kanë marrë kontrollin e saj. Mbi qiellin e kryeqytetit turk, janë parë të fluturonin avionë dhe helikopterë. Ushtria mori në kontroll aeroportet e Ankarasë dhe Stambollit si dhe mbylli dy urat e Bosforit, e cila u patrullua për 4 orë me radhë nga avionë dhe helikopterë të ushtrisë. Tanket e ushtrisë dolën nga kazermat gjatë pasdites së ditës së premte dhe rrethuan aeroportet dhe objektet strategjike në Ankara dhe Stamboll, ndërsa mbyllën të gjitha rrugët kryesore të lëvizjes së automjeteve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne turqi suleyman soylu grushti i shtetit ne turqi suleyman soylu

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 19:01

ZVICËR- Zvicra ka refuzuar që të miratojë vaksinën e AstraZenecës për përdorim në vend. Dailymail shkruan se mos miratimi i vaksinës vjen për shkak të mung...