Bota

Rasti i parë në Bosnje & Hercegovinë, trasmetohet Covid-i nga njeriu te qeni 

3 Shkurt 2021, 19:40 Nga DOSJA
Rasti i parë në Bosnje & Hercegovinë, trasmetohet Covid-i nga

BOSNJE & HERCEGOVINË- Transmetimi i Covid-19 nga njerëzit te kafshët është një fakt i kryer. Klix.ba shkuan se një rast i tillë ka ndodhur në Bosnje & Hercegovinë ku virusi është transmetuar nga njeriu te qeni. Këtë gjë e ka zbuluar studiuesi Teufik Goletić në një studim, dhe tha se virusi të qeni u përcaktua pas bërjes së testit PCR.

“Ky është një zbulim që na vendos pranë vendeve të tilla si Hollanda, SHBA, Kina, Spanja, Franca, Gjermania dhe Belgjika, sepse ata gjithashtu kanë raporte të infektimit të kafshëve shtëpiake dhe ka të bëjë kryesisht me transmetimin e tij nga njerëzit. Është e mundur veçanërisht nëse hapësira që njerëzit ndajnë me kafshët shtëpiake sot është e vogël, dhe këto janë apartamente. Transmetimi nga kafsha te njeriu nuk është provuar ende dhe as nuk ka ndonjë indikacion që një gjë e tillë mund të ndodhë,” tha ai..

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme të theksohet se pronarët e kafshëve shtëpiake nuk duhet të shqetësohen.

“Ky konfirmim është vetëm një në një seri dhe është një situatë incidente, sepse kryesisht viruset transmetohen gjithmonë nga personi në person. Deri më tani, askund në botë nuk është gjetur ndonjë rast që kafshët shtëpiake, posaçërisht qentë dhe macet, të kenë infektuar njerëz ishte gjithmonë e kundërta, që qentë dhe macet ishin infektuar për shkak të kontakteve jashtëzakonisht të ngushta me njerëzit”, shtoi Goletić.

Që nga fillimi i pandemsië deri tani në Bosnje & Hercegovinë janë regjistruar 122,828 persona me Covid, ndërsa 4,745 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota teufik goletić transmetimi i covid te kafshet teufik goletić transmetimi i covid te kafshet

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 19:01

ZVICËR- Zvicra ka refuzuar që të miratojë vaksinën e AstraZenecës për përdorim në vend. Dailymail shkruan se mos miratimi i vaksinës vjen për shkak të mung...