Bota

VV: KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e emigrantëve

3 Shkurt 2021, 19:11 Nga DOSJA
VV: KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për mos përfshirjen e shumë personave emigrantë në votime. Në një psotim në Facebook, Albulena Haxhiu ka shkruar se PZAZ po tallet me personat jashtë Kosovës duke u thënë se vota pranohet vetëm me postë dhe jo me email. Ndër të tjera haxhiu ka shkruar se ky është një absurditet që duhet të marrë fund.

Postimi i plotë:

KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës. Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email! Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albulena haxhiu kzq pzaz zgjedhjet ne kosove albulena haxhiu kzq pzaz zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 19:01

ZVICËR- Zvicra ka refuzuar që të miratojë vaksinën e AstraZenecës për përdorim në vend. Dailymail shkruan se mos miratimi i vaksinës vjen për shkak të mung...