Bota

Izraeli njohu Kosovën/ Palestina “nxehet”: Është në shkelje me ligjin dhe zhgënjyese 

3 Shkurt 2021, 18:16 Nga DOSJA
Izraeli njohu Kosovën/ Palestina “nxehet”: Është

PALESTIN-Palestina nuk e ka pritur mirë lidhjen e diplomacisë mes Kosovës dhe Izraelit. Wafa shkruan se Ministria e Punëve të jashtme palestineze e ka quajtur këtë marrëveshje si shkelje të ligjit dhe si zhgënjyese. Ministria palestineze i ka bërë thirrje Kosovës që të të rishikojë shpejt këtë hap dhe të korrigjojë këtë veprim të gabuar nëse dëshiron të japë një shembull të angazhimit të saj për ligjshmërinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë. Kjo na tregoi, si shtet i Palestinës, dhe grup arab dhe islamik, se ajo [Kosova] e ka injoruar ligjin ndërkombëtar, legjitimitetin ndërkombëtar dhe rezolutat e saj dhe kanë bërë shkelje të qartë dhe haptazi, gjë që do ta bënte të vështirë për çdo vend të mendonte ta njihte atë,” thuhet në deklaratë.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marreveshja kosove- izrael palestina marreveshja kosove- izrael palestina

Sondazh

Poll