Bota

VIDEO/ Hoxhaj: UÇK solli lirinë, PDK pavarësinë

3 Shkurt 2021, 18:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Hoxhaj: UÇK solli lirinë, PDK pavarësinë

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjithashtu edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër ka zhvilluar ditën e sotme një fushatë elektorale në Mitrovicë. Ai shkoi në vendlindjen e Kadri Veselit në fshatin Boboniq ku tha se UÇK-a ka çliruar Kosovën, ndërsa PDK-ja ka sjellë pavarsinë. Gjatë fjalës së tij Hoxhaj ka thënë se dy njerëzit që kanë dalë para projekteve kombëtare janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

“Neve na e kanë mundësuar që të jemi të lirë dhe të pavarur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Dy njerëz i kanë prirë këtyre projekteve kombëtare, e këta janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.”, tha ai.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj hashim thaci kadri veseli zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj hashim thaci kadri veseli zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll