Bota

U aksidentua me makinë, 19 vjeçari në Britani zgjohet nga koma pas 10 muajsh, i riu nuk di asgjë për pandeminë dhe pse u i

3 Shkurt 2021, 18:43 Nga DOSJA
U aksidentua me makinë, 19 vjeçari në Britani zgjohet nga koma

BRITANI- Një adoleshent i cili ka dalë nga gjendja e komës pas 1o muajsh nuk di asgjë në lidhje me pandeminë që ka gjunjëzuar botën.

Sipas ‘TheGuardian” 19- vjeçari, Joseph Flavill, u përplas nga një makinë ndërsa ecte në Burton mbi Trent, Staffordshire, në 1 Mars të vitit të kaluar, tre javë para se të fillonte bllokimi i parë kombëtar i Britanisë. 

Ai ka kaluar muaj në koma pasi pësoi një dëmtim traumatik të trurit, por ngadalë ka filluar të shërohet dhe ia ka dalë që të dalë nga koma. 

Halla e tij, Sally Flavill Smith, tha për mediat e huaja: “Ai nuk di asgjë për pandeminë pasi ka qenë në gjumë për 10 muaj. Ne nuk dimë asgjë se çfarë di ai. Nuk kam asnjë ide se si Jozefi do të arrijë të kuptojë se çfarë kemi përjetuar të gjithë “.

Ajo tha se familja është përpjekur të shpjegojë përmes thirrjes me video se nuk është në gjendje të jenë me të për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

Adoleshenti, i cili u kurua në spitalin Leicester General dhe tani është zhvendosur në qendrën e kujdesit Adderley Green në Stoke-on-Trent për të vazhduar shërimin e tij, ka filluar të lëvizë gjymtyrët e tij.  Flavill Smith tha se Flavill është në gjendje të lëvizë të dy këmbët e tij dhe të përgjigjet po dhe jo duke shkelur sytë, ndërsa buzëqeshjet e tij të para e kanë përlotur familjen.

Ndërkohë, mediat e huaja, bëjnë me dije se gjatë kohës që ka qenë i sëmurë ai është infektuar dy herë me sëmundjen vdekjeprurse por megjithatë ai nuk di asgjë rreth kësaj. 

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joseph flavill joseph flavill

Sondazh

Poll