Bota

3 Shkurt 2021, 19:01 Nga DOSJA

ZVICËR- Zvicra ka refuzuar që të miratojë vaksinën e AstraZenecës për përdorim në vend. Dailymail shkruan se mos miratimi i vaksinës vjen për shkak të mungesës së të dhënave për cilësinë dhe sigurinë e saj.

Ky vendim i Zvicrës ka ardhur për shkak të pretendimeve nga Gjermania, Suedia dhe Franca se kjo vaksinë nuk këshillohet të përdoret mbi njerëzit me moshë 65-vjeçare. Autoriteti rregullator Sëissmedic tha se kishte qenë duke ekzaminuar informacionet nga gjigandi farmaceutik, por që ‘nuk ishte i mjaftueshëm për të lejuar autorizimin’.

“Për të marrë më shumë informacion në lidhje me sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, nevojiten të dhëna shtesë nga studime të reja,” tha në një deklaratë Sëissmedic.

Zvicra deri më tani i ka dhënë dritën jeshile vaksinave Covid-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca zvicra refuzon mitarimin e vaksines astrazeneca zvicra refuzon mitarimin e vaksines

Sondazh

Poll