Bota

LDK: Ne do të marrin votat, VV le të mbajë sondazhet 

3 Shkurt 2021, 18:02 Nga DOSJA
LDK: Ne do të marrin votat, VV le të mbajë sondazhet 

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ata nuk do të qeverisin me sondazhe por me votat e popullit. Gjatë fushatës së Podujevë, Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje le të mbajë rezultatet e sondazheve, ndërsa në do të marrim votat e popullit.

“Ia lëmë LVV-së sondazhet, ne i marrim votat sepse e kemi besimin e qytetarëve. Me pas qenë me sondazhe moti disa parti ishin bërë të mëdha dhe moti do të qeverisnin me Kosovën. Ne moti kemi qeverisur dhe kemi qeverisur në mënyrën më të mirë”, tha Mustafa.

Mustafa gjatë fushatës ka përmendur sukseset e qeverisë Hoti ku ka thënë se ai solli njohjen e Izraelit dhe nënshkroi marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë.

“Për kandidat për kryeministër e kemi Avdullah Hotin, njeriun e mençur e të urë, që di t’i zgjidhë problemet e qytetarëve të Kosovës. Hoti është njeri që na solli njohjen nga Izraeli dhe nënshkroi marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë. Duhet t’i votoni kandidatët e LDK-së për deputetë dhe Hotin. Ky është fati dhe e ardhmja e Kosovës,” deklaroi ai.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti isa mustafa ldk vv zgjedhjet ne kosove avdullah hoti isa mustafa ldk vv zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll